Është hapur thirrja për propozime në kuadër të programit “EIT Higher Education Initiative – Call for Proposals 2026”, e cila synon të forcojë kapacitetet e inovacionit dhe sipërmarrjes në institucionet e arsimit të lartë, nëpërmjet bashkëpunimit me biznesin, industrinë dhe organizatat kërkimore.
Thirrja ofron mundësi financimi deri në 1.25 milionë euro për projekt, me kohëzgjatje 18-mujore, për zhvillimin e aftësive në fushën e inovacionit, sipërmarrjes dhe menaxhimit të pronësisë intelektuale, me fokus të veçantë te teknologjitë e avancuara dhe prodhimi.
Fushat dhe mundësitë e financimit
Projektet synojnë të mbështesin zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe aftësive në inovacion e sipërmarrje, si dhe të nxisin bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, sektorit të biznesit, industrisë dhe organizatave kërkimore.
Kriteret e pjesëmarrjes
Pjesëmarrja në këtë thirrje kërkon krijimin e një konsorciumi ndërkombëtar, i cili duhet të përfshijë:
Të paktën 3 institucione të arsimit të lartë nga 3 vende të ndryshme;
Të paktën 2 partnerë nga sektori i biznesit ose industrisë.
Stafi akademik dhe kërkuesit shkencorë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, ftohen të njihen me mundësitë dhe kriteret e kësaj thirrjeje, të shqyrtojnë ide për zhvillimin e projekteve dhe krijimin e partneriteteve ndërkombëtare, me mbështetjen e UMT-së.
Afati i aplikimit
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 13 janar 2027, ora 23:59 (CET).
Për më shumë informacion mbi thirrjen, kriteret e pjesëmarrjes dhe procedurën e aplikimit, konsultoni faqen zyrtare:




