THIRRJE E HAPUR PËR GRANT KËRKIMOR PËR KËRKUESIT NË FILLIM TË KARRIERËS

Instituti për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore (IEA), në bashkëpunim me Komisionin Evropian (DG EAC), ka hapur thirrjen për aplikime në kuadër të programit “Research & Policy Grant for Early Career Researchers”, i cili synon të mbështesë kërkuesit në fillimet e karrierës akademike në zhvillimin e projekteve kërkimore me ndikim në politikat arsimore.

Nëpërmjet kësaj thirrjeje ofrohet financim prej 20,000 euro për projekt, me kohëzgjatje 12-mujore, si dhe mbështetje metodologjike dhe tematike nga ekspertët e IEA-së dhe Komisionit Evropian. Programi krijon gjithashtu mundësi për prezantimin e rezultateve kërkimore dhe kontributin në politikat arsimore në nivel evropian.

Kriteret e pranueshmërisë

Të drejtën për të aplikuar e kanë:

– Kërkuesit që kanë fituar gradën shkencore PhD gjatë pesë viteve të fundit, në fusha përkatëse;

– Kandidatët aktualë të programeve të doktoraturës, me mbështetjen e një kërkuesi me përvojë (udhëheqësi shkencor).

Projektet e propozuara duhet të fokusohen në analizën e të dhënave të studimeve ndërkombëtare të IEA-së, si TIMSS, PIRLS, ICCS dhe ICILS, dhe të trajtojnë një nga temat prioritare të përcaktuara në thirrje, në fushën e aftësive bazë dhe cilësisë së arsimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 1 dhjetor 2026, ora 23:59 (CET). Aplikimet duhet të përgatiten në gjuhën angleze dhe të dorëzohen përmes platformës online të IEA-së.

Për më shumë informacion mbi kriteret e pranueshmërisë, dokumentacionin dhe procedurën e aplikimit, konsultoni dokumentet zyrtare:

Thirrja e plotë: https://www.iea.nl/sites/default/files/2026-10/Research_and_Policy_Grant_Call_2_2026.pdf

Platforma e aplikimit: https://iea.grantplatform.com/

Pyetje dhe përgjigje (FAQ): https://www.iea.nl/sites/default/files/2026-10/Research_and_Policy_Grant_Call_2_FAQs.pdf

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj