Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikim për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranënë Universitetin L’Aquila, Itali.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e stafit akademik për STT/STA
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5+2 (ditë udhëtim)
- Mobiliteti duhet të zhvillohet në semestrin e dytë të vitit akdemik 2026/2027.
Numri i kuotave:
- 3 (tre) në rajon
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor- sipas programit Erasmus+
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm: www.ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me Universitetin L’Aquila, Itali ,klikoni në linkun e mëposhtëm;
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i Aplikimit; Kliko këtu
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze ose Italiane (Formati Europass); Kliko këtu
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Plani i mobilitetit (Training); Kliko këtu / (Teaching); Kliko këtu
- Fotokopje e pasaportës;
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze ose Italiane në nivelin B2;
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin.
- Formulari i Deklarimit. Kliko këtu
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 25.11.2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!