HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR TRAJNIM NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për trajnim për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Saarlandit, Gjermani

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 12+2 (ditë udhëtim)
  • Mobiliteti duhet të realizohet gjatë semestrit veror të vitit akademik 2026/2027

Numri i kuotave:

  • 2 kuota

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor- sipas programit Erasmus+
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:   www.ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me Universitetin e Saarlandit, Gjermani, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.uni-saarland.de/start.html

Dokumentet që duhet të dorëzohen:         

  • Formulari i aplikimit; Kliko këtu
  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
  • Lista e publikimeve në gjuhën angleze;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2;
  • Plani i mobilitetit; Kliko këtu
  • Formulari i deklarimit. Kliko këtu

Dërgimi i dokumentacionit:

Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 27.11.2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj