Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Saarlandit, Gjermani
Lloji i mobilitetit përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve të Ciklit (II, III)
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 3-6 muaj
- Mobiliteti duhet te realizohet në semestrin veror të vitit akademik 2026/2027
Numri i kuotave:
- 2 kuota
Fusha e studimit:
- Farmaci
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor- sipas programit Erasmus+
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm: www.ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me Universitetin e Saarlandit, Gjermani, klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.uni-saarland.de/start.html
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formular aplikimi; Kliko këtu
- CV në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim studenti (të noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Certifikatë e gjuhës së huaj Gjermanisht (minimum niveli B2) ose Anglisht (minimum niveli B2) e njësuar me origjinalin;
- Listë notash (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
- Learning Agreement; Kliko këtu
- Formular deklarimi. Kliko këtu
Dërgimi i dokumentacionit:
Me email: erasmus@umed.edu.al
Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Dokumentacioni është i detyrueshëm të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektorat. Në të kundërt aplikimi juaj nuk do të merret në shqyrtim.
Afati i fundit për aplikim: 27.11.2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!