Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 2 muaj – 12 muaj
Periudha e mobilitetit
- Semestri dimëror / veror 2026/2027
Numri i kuotave:
- 1 (një)
Fusha e studimit: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Dega Fizioterapi (cikli I-rë dhe II-të )
Për t’u njohur me Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci klikoni nëlinkun e mëposhtëm:
Për më shumë informacion mbi programet e studimit në VEVU mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i aplikimit; (Kliko këtu)
- CV në gjuhën Angleze;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Learning Agreement (Kliko këtu)
- Vërtetim studenti (të noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2) e njësuar me origjinalin;
- Listë notash (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
- Formulari i deklarimit. (Kliko këtu)
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 10.07.2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!