HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN L’AQUILA, ITALI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin L’Aquila, Itali.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime (Cikli II)

Kohëzgjatja e mobilitetit:

  • 5 muaj
  • Mobiliteti duhet të realizohet në semestrin e dytë të vitit akademik 2026/2027

Numri i kuotave:

  • 1 (një) kuotë për rajonin
  • Aplikantët do të përzgjidhen nga universiteti pritës

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). 
  • Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator?pk_source=website&pk_medium=link&pk_campaign=resources&pk_content=resources-distcal

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën Italiane dhe Angleze, që ofron Universiteti i L’Aquila, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;

https://univaq.coursecatalogue.cineca.it

Udhëzuesi për të plotësuar planin e mobilietit:

Kliko këtu

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  • Formulari i Aplikimit; Kliko këtu
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze (Formati Europass) Kliko këtu
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Plani i mobilitetit; Kliko këtu
  • Kopje të diplomës dhe Listë notash (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
  • Vërtetim studenti (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1, Italisht B1) e njësuar me origjinalin;
  • Formulari i Deklarimi. Kliko këtu

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 25.11.2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj