“HAPET THIRRJA PËR DOKTORANTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN PAVOL JOZEF SAFARIK, KOSHICE”

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikim për doktorantët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për mobilitet në Universitetin Pavol Jozef Sarik, Koshice, Sllovaki.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e studentëve PhD

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

  • 8 ditë + 2 ditë udhëtim

Numri i kuotave: 1

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor sipas programit Erasmus+;
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me Universitetin Pavol Jozef Safarik, Koshice, Sllovaki klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.upjs.sk

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • Formulari i Aplikimit; Kliko këtu
  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
  • Listë notash të diplomës paraardhëse (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
  • Kopje të diplomës paraardhëse;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2;
  • Formulari i Aplikimit. Kliko këtu

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra.

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 03 Nëntor 2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj