Sot në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Shoqatës Dentare Shqiptare, me qëllim forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional në fushën e stomatologjisë.
Kjo marrëveshje synon zhvillimin e projekteve të përbashkëta, trajnimeve profesionale dhe iniciativave që mbështesin përgatitjen e studentëve dhe profesionistëve të rinj të mjekësisë dentare.








