NJË KAPITULL I RI DHE PLOT PËRGJEGJËSI FILLON SOT!

Në Fakultetin e Mjekësisë, UMT u zhvillua Ceremonia e Bluzave të Bardha, një moment që shënon nisjen zyrtare të rrugëtimit për studentët tanë të vitit të parë.

Rektori, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse vuri theksin te kuptimi dhe përgjegjësia që mbart bluza e bardhë – një simbol i dijes, përkushtimit, integritetit dhe respektit për jetën dhe dinjitetin njerëzor.

Veshja e bluzës së bardhë nuk është thjesht një traditë, por një premtim për t’iu përkushtuar me dinjitet, dhembshuri dhe profesionalizëm shërbimit ndaj jetës dhe shëndetit njerëzor.

Ju urojmë suksese të gjithë mjekëve, stomatologëve dhe farmacistëve të së ardhmes! Rruga është e gjatë, por misioni juaj është fisnik.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj