Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist i Prokurimeve”, në Fakultetin e Mjekësisë

Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist i Prokurimeve”, në Fakultetin e Mjekësisë

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë; Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të UMT-së”, i ndryshuar, si edhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr.42, datë 12.03.2026 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel administrativ “Specialist i Prokurimeve”, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist i Prokurimeve”, në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:

  1. Përshkrimi përgjithësues i punës:
  • Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe afateve të caktuara në aktet ligjore dhe nënligjore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës;
  • Përgatitja e dokumentave të nevojshme, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të parashikuara në ligj;
  • Shqyrtimi, trajtimi dhe kthimi i përgjigjeve, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit, të të gjitha ankesave dhe sqarimeve që kanë të bëjnë me sasinë, grafikun e lëvrimit të pasqyruara në Dokumentat Standarde të Tenderit, përpara hapjes së procedurës nga UMT-ja për procedurat e përqendruara.
  • Anëtar i komisioneve të ndryshme të krijuara për një procedurë prokurimi (Anëtar i komisionit për përcaktimin e fondit limit, i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave,  i Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, i Komisionit të marrjes në dorëzim etj.) sipas rasteve;
  • Merr pjesë në gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues;
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët;
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.
  • Kushtet  dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;
  4. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor”, në Shkenca Ekonomike / Juridike / Inxhinierike;
  5. Të ketë mbi 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion;  
  6. Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  7. Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
  8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  9. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  10. Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit.
  11. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme në punë.
  • Dokumentacioni i kërkuar:
  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për ciklet përkatëse të studimit sipas rastit);
  5. Kopje e librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit).
  8. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  11. Çertifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  12. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

  • Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

  •  Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 162/2020,“Për prokurimin publik” i ndryshuar;
  • Njohuri mbi VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave të prokurimeve, financiare administrative;
  • Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën info@umed.edu.al