
Hapet thirrja për bursë për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për mobilitet në kuadër të programit europian COMMO IX Erasmus+ KA171.
Në kuadër të programit europian COMMO IX Erasmus+ KA171, hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve per studime
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 2-5 muaj
Mobiliteti duhet të realizohet në vitin akademik 2026/2027
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i aplikimit; https://mjeksia.instant.al/wp-content/uploads/2026/04/Application-form-SMS_COMMO-IX.docx
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze(Formati Europass; max 4 faqe);
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Listë notash të diplomës paraardhëse (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
- Kopje të diplomës paraardhëse;
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim studenti (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze);
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2;
- Formulari i deklarimit. https://mjeksia.instant.al/wp-content/uploads/2026/04/17_EN_Consent_Form.docx-1-2.pdf
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 21.04.2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!