NJOFTIM PËR 1(NJË) VEND TË LIRË PUNE “MAGAZINIER”, NË DEGËN E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE, FAKULTETI I MJEKËSISË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së Nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 161, datë 08.07.2026 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel administrativ “Magazinier”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpallet konkursi për 1(një) vend të lirë pune “Magazinier”, në Degën e Menaxhimit të Shërbimeve, Fakulteti i Mjekësisë, si më poshtë :

  1. Përshkrimi përgjithësues i punës :
  • Bën sistemimin e magazinës sipas artikujve dhe kushton kujdes për ajrosjen e materialeve dhe mirëmbajtjen e tyre;
  • Mban kartelat e magazinës sipas artikujve dhe i rakordon ato me Specialisten e Financës një herë në tre muaj;
  • Furnizon administratën dhe departamentet sipas urdhërit të dorëzimit nga Përgjegjësi i Financës;
  • Përgatit Fletë-Daljen me gjithë artikujt sipas urdhrit të përgjegjësit të financës dhe e firmos atë sëbashku me marrësin në dorëzim;
  • Paraqet kërkesën për materiale që mungojnë në magazinë;
  • Magazinieri pret Fletë-Hyrje për materialet që vijnë nga furnitorët (Rektorati) etj., pasi të mbahet procesverbali i marrjes në dorëzim nga komisioni përkatës;
  • Verifikon materialet e ardhura sipas faturës së furnitorit përkatës.
  • Kushtet  dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të ketë përfunduar studimet e mesme;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  7. Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
  8. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme në punë.
  • Dokumentacioni i kërkuar :
  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet  përkatëse të studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
  8. Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
  • Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit.

E. Mënyra e vlerësimit :

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën lidhur me pozicionin e punës.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj