Prof. Asc. Edit Xhajanka

Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare

Pedagoge pranë Departamentit të Ortopedisë Stomatologjike, Fakulteti i Mjekësisë Dentare.
Mësimdhënie: “Protetikë Paraklinike”-viti II; “Gnatologji” – viti IV; “Protezë Totale”- viti V.
Titullare lënde: “Protezë Totale”; “Gnatologji”.
Diplomuar me DIPLOMË “SHKËLQYER” në vitin 1990, në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Stomatologji. Gjatë viteve 1990-1997 ka punuar si ordinatore pranë Klinikës Stomatologjike Universitare. Që prej vitit 1997 është pedagoge në Katedrën e Protetikës dhe përgjegjëse e lëndës “Proteza Totale” në Departamentin e Protetikës, Fakulteti i Mjekësisë Dentare. Në vitin 2001 ka kryer “Specializim në protetikën fikse dhe të lëvizshme” dhe “Master teoriko-praktik për protetikën totale të lëvizshme” në Padova si dhe në Universitetin e Barit, Itali. Në 2003 ka mbrojtur me pikë maksimale masterin “Protezat Biofunksionale”. Ka kryer një sërë kursesh specializimi brenda dhe jashtë vendit (Gjermani, Itali, Zvicër). Në vitin 2009 ka marrë titullin “Doktore e Shkencave”. Në qershor 2014 ka marrë titullin “Profesore e Asociuar”. Është autore dhe bashkëautore e disa teksteve mësimore, mbi 100 prezantime kombëtare dhe ndërkombëtare, mbi 55 publikime në revista profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht është Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare. Ka referuar në shumë Kongrese e Konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar një sërë artikujsh, në Revistat profesionale vendase dhe të huaja. Aktualisht është Zëvendës kryetare e Shoqatës së Protezistëve Shqiptarë dhe Anëtare e Këshillit Drejtues të Shoqatës Stomatologjike Ballkanike.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj