Hapet thirrja për aplikime për financimin e projekteve të Teknologjisë dhe Inovacionit (PTI). Ky program ka për qëllim të mbështesë bashkëpunimin e IAL-ve me biznesin në fusha të ndryshme, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e projekteve inovative.
Fushat Prioritare për Aplikim:
• Biodiversiteti dhe Mjedisi
• Bujqësia, Ushqimi dhe Bioteknologjia
• Shëndetësia dhe Shkencat Mjekësore
• Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit
• Shkencat Sociale dhe Albanologjike
• Uji dhe Energjia
Afatet:
• Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë: 27 Shkurt 2026
Si të aplikoni: Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin në 4 kopje të shtypura dhe 1 kopje digjitale (USB) pranë zyrës së Protokoll-Arkivës së Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Ju uron suksese në aplikimin Tuaj!