1 – NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 07.12.2015

1 – NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 07.12.2015

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel administrativ me kontratë të përkohëshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:

Pozicionet e punës:

  1. “Punonjëse pastrimi në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike”                    (1 vend pune)

Kandidati për vendin e punës “Punonjëse Pastrimi”, duhet të plotësojë këto kritere :

  1. Të ketë përfunduar arsimin e detyruar
  2. Të ketë përvojë pune
  3. Të zotërojë aftësi të mira komunikuese
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. CV
  3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
  5. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
  6. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  7. Dëshmi penaliteti

Dokumentat pranohen nga data 07.12.2015 – 18.12.2015.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 REKTORATI

Publikuar më 07.12.2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *