Pyetje/Përgjigje

Pyetje: Sa kohë përpara zhvillimit të një aktiviteti duhet të aplikojmë për akreditim?

Përgjigje: Të gjithë ofruesit e aktiviteteve të edukimit në vazhdim duhet të dorëzojnë dosjen e aplikimit pranë QZHP-së jo më vonë se 30 ditë përpara datës së zhvillimit të aktivitetit. Për shembull,  për një aktivitet që planifikohet të zhvillohet në datën 10 shkurt, aplikimi duhet të bëhet brenda datës 10 mars.-

 

-Pyetje: Sa kohë, nga dorëzimi i dosjes së aplikimit, nevojitet për të marrë vendimin për akreditim ose jo të aktivitetit?

-Përgjigje: QZHP-ja kryen procesin e vlerësimit të aktivitetit dhe vendos për akreditimin ose jo të tij brenda 30 ditëve nga data e aplikimit. Për shembull, nëse aplikimi është kryer në datën 10 shkurt, vendimi për akreditimin merret dhe shpallet jo më vonë se data 10 mars.

 

-Pyetje: A mund të aplikoj përsëri për të njëjtin aktivitet, të cilit i është refuzuar njëherë akreditimi?

Përgjigje: Po. Nëse merrni në konsideratë mangësitë e vërejtura nga QZHP dhe i reflektoni ato në dosjen e dytë të aplikimit, atëherë aktiviteti mund të akreditohet.     

 

Pyetje: Nëse aktiviteti që ofroj, financohet nga një firmë farmaceutike, si të realizoj promovimin farmaceutik pa shkaktuar konflikt interesi?

Përgjigje: Në një rast të tillë, çdo material apo aktivitet promovues është i lejuar për aq kohë sa paraqitet apo zhvillohet jashtë mjedisit ku zhvillohet aktiviteti edukues dhe jashtë programit të tij. Përdorimi i satelit-simpozium është një mënyrë e mirë për të shmangur konfliktin e interesit.

 

Pyetje: Gjatë prezantimeve shkencore shpeshherë është e domosdoshme të përmenden emrat e medikamenteve si pjesë e trajtimit të sëmundjeve të ndryshme. Si mund të evitohet konflikti i interesit në këtë rast?

Përgjigje: Sigurisht që përdorimi i emrave të medikamenteve është i pashmangshëm në shumë prej temave mjekësore të prezantuara në aktivitete të edukimit në vazhdim. Bëni kujdes që të përdoret vetëm emri generik dhe jo emri tregtar i medikamentit.    

 

Pyetje: Në rastin kur në aktivitet do të marrin pjesë lektorë të huaj, dhe disa nga materialet mësimore janë në gjuhë të huaj, a mund të përfshihen në dosjen e aplikimit në gjuhë të huaj apo jo?

-Përgjigje: QZHP pranon materiale mësimore dhe në gjuhë të huaj.

 

-Pyetje: Për trajnimet që përsëriten, a duhet të aplikoj për akreditim sa herë që përsëritet aktivitetit?

-Përgjigje: Jo. Nëse një aktivitet përsëritet disa herë, pa ndryshuar programin, kurrikulat ose trajnerët, atëherë aplikimi për akreditim duhet të kryhet vetëm një herë. Kreditet e njohura për këtë aktivitet janë të vlefshme për sa kohë që aktiviteti përsëritet nga i njëjti ofrues.

Mos harroni se në këto raste, ofruesi i aktivitetit duhet të dorëzojë të paktën 7 ditë përpara zhvillimit të aktivitetit të rradhës një njoftim me shkrim, ku deklarohet vendi dhe data, programin e aktivitetit pranë QZHP-së.