5 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 17.10.2016
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PËR PERSONEL ADMINISTRATIV “PUNONJËS PASTRIMI” ME KONTRATË TË PËRKOHSHME NË FAKULTETIN E MJEKËSISË SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për për vend pune për personel administrativ “Punonjës pastrimi” me kontratë të përkohshme në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë vijon:
Pozicioni i punës: Punonjës pastrimi
Kandidatët për vendin e punës “Punonjës pastrimi” duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e detyrueshëm/ të mesëm
- Të ketë përvojë pune në fushën përkatëse
- Të zotërojë aftësi të mira komunikuese
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti
Dokumentat pranohen nga data 17.10.2016 – 28.10.2016.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën burimet.njerezore@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 17.10.2016