6 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 07.03.2016

6 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 07.03.2016

Untitled

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PËR PERSONEL ADMINISTRATIV NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel administrativ në Rektorat, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

1. Specialist në Sektorin Juridik ( 1 vend pune)

Kandidati për vendin e punës “Specialist në Sektorin Juridik” me kontratë të përkohshme duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë për Drejtësi
  2. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  3. Të ketë njohuri të mira mbi paketën Microsoft Office
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidati për vendin e punës “Specialist në Sektorin Juridik” pranë Rektoratit duhet të plotësojë edhe këto kritere preferenciale:

  1. Të ketë eksperiencë pune në administratën publike
  2. Të zotërojë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit  në grup
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit në fushën e arsimit, administratës publike si dhe proçedurave gjyqësore

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:

  1. Kërkesë për aplikim
  2. Curriculum Vitae
  3. Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
  5. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
  6. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmie të kualifikimit që mund të ketë  (ne rast se ka)
  7. Kopje të pasaportës ose kartës së indentitetit
  8. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
  9. Raport mjekësor për aftësitë në punë
  10. Dëshmi penaliteti

 

Dokumentet pranohen nga data ­07.03.2016 – 18.03.2016.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al

 REKTORATI

Publikuar më 07.03.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *