6 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 17.10.2016
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË TË PËRKOHSHME NË FAKULTETIN E MJEKËSISË SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel ndihmës akademik me kontratë të përkohshme në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë vijon:
Pozicioni i punës:
Laborant në Departamentin e Obstetrisë-Gjinekologjisë
Kandidati për vendin e punës “Laborant në Departamentin e Obstetrikë-Gjinekologjisë ” me kontratë të përkohshmeduhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë
- Të ketë eksperiencë pune
- Të ketë aftësi të mira komunikuese
- Të ketë aftësi të mira bashkëpunuese
- Të njohë me dëshmi programet bazë të kompjuterit
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Laborant në Departamentin e Obstetrikë-Gjinekologjisë”, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
- Të ketë njohuri në një gjuhë të huaj perëndimore
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikate tjetër apo dëshmi kualifikimit që mund të ketë
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruara)
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti
Dokumentat pranohen nga data 17.10.2016 – 28.10.2016
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën burimet.njerezore@umed.edu.al
REKTORATI
Publikuar më 17.10.2016