BIBLIOTEKA ELEKTRONIKE

BIBLIOTEKA ELEKTRONIKE

Biblioteka elektronike konsiston në një sallë të pajisur me teknologjinë e nevojshme të informacionit (kompjuter, printer,aksesorë, etj) dhe në abonimin pranë një prej databazave më gjithëpërfshirëse të literaturës shkencore mjeksore – HINARI e Organizatës Botëtore të Shëndetit. Frekuentuesit kanë mundësi të zgjedhin midis më shumë se 7,000 titujsh revistash mjeksore duke patur akses në gjithë tekstin.

Çfarë?

Biblioteka elektronike është një bibliotekë që mbledh dhe ruan materiale në formë elektronike ndryshe nga metoda e klasike e ruajtjes së materialeve të shtypura, në mikrofilm apo formate të tjera të ngjashme. Këto materiale mund të ruhen lokalisht ose në një rrjet kompjuterik të largët dhe përdoren nëpërmjet një kompjuteri. Biblioteka Elektronike e  Qendrës së Telemjekësisë së Shqipërisë ka qasje në bazën e të dhënave HINARI të Organizatës Botërore të Shëndetit, e cila lejon qasje të plotë ndaj një numri të madh të revistave dhe librave shkencorë. Qëllimi i bibliotekës elektronike është promovimi i veprimtarisë kërkimore dhe përmirësimi i kujdesit ndaj pacientit nëpërmjet gjetjeve më bashkëkohore të kërkimit shkencor në fushën e mjeksisë. Biblioteka elektronike synon të ndihmojë integrimin e komunitetit kërkimor shqiptar në komunitetin ndërkombëtar të kërkuesve shkencorë. Qendra e Telemjeksisë së Shqipërisë është duke vlerësuar në mënyrë konstante nevojat e komunitetit tonë të kër- kuesve të shkencave mjeksore për  të mundësuar qasje edhe në burime të tjera elektronike të informacionit shkencor mjekësor.

Si?

Biblioteka Elekronike e Qendrës së Telemjeksisë së Shqipërisë është e pajisur me 22 vende pune. Çdo vend pune është i paisur me një kompjuter dhe aksesorët e tjerë të nevojshëm, ku vizitori mund të skanojë apo printojë materialet që i nevojiten.

Cilët?

Personeli mjeksor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (mjekë dhe infermierë), mjekët specializantë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe të Fakultetit të Infermierisë mund të shfrytëzojnë rregullisht bibliotekën elektronike në sajë të afërsisë me Qendrën e Telemjekësisë së Shqipërisë. Sidoqoftë, Biblioteka Elektronike është në dispozicion të të gjithë mjekëve dhe infermierëve të vendit, si dhe të studentëve apo specializantëve nga institucione të tjera të edukimit mjeksor (publike ose private). Ndonëse antarësimi ne bibliotekë është i nevojshëm, procesi është shumë i thjeshtë dhe falas. Më shumë se 2,500 profesionistë të mjekësisë dhe studentë përdorën bibliotekën elektronike gjatë vitit 2017.

Rrjeti

Në bazë të marrëvshjes me ekipin drejtues të HINARI, qasja është e mundur për personelin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Bazuar në vlerësimin e vazhdueshëm të nevojave, në të ardhmen do të mundësohet qasje edhe për spitalet rajonale

Orari

Aktualisht orari i bibliotekës elektronike është: nga e hëna deri të enjten, ora 08:30 deri 16:30, dhe të premten ora 08:30 deri 14:00. Biblioteka është e mbyllur gjatë pushimeve zyrtare.

Qendra e Telemjeksisë së Shqipërisë
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
Rruga “Kongresi i Manastirit”, Nr. 123, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 230 0028