Ceremonia e diplomimit të studentëve të vitit akademik 2021-2022

Ceremonia e diplomimit të studentëve të vitit akademik 2021-2022

Nën sloganin “Ti je thjesht më i miri!”, me datë 10 Qershor, në Pallatin e Koncerteve Tiranë, u zhvillua ceremonia e diplomimit për vitin akademik 2021-2022 të studentëve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Në sallën e mbushur plot me studentë e familjarë të tyre, pedagogë dhe staf administrativ, të ftuar nderi, nën moderimin e gazetares Valbona Mhilli, u  përjetuan emocione të paharrueshme.

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Zj. Evis Kushi, përshëndeti këtë ceremoni dhe inkurajoi të sapodiplomuarit ta vazhdojnë me profesionalizëm rrugën që ata kanë zgjedhur, duke ndjekur shembullin e pedagogëve të tyre.

 

Prof. Anesti Kondili përshëndeti si përfaqësues i plejadës së pedagogëve që kanë bërë histori në këtë Universitet.

 

Një hapësirë e veçantë iu la për përshëndetje studentëve të ekselencës nga tre Fakultetet, Klevis VrapiIrina Argjiri, Albina Kulla dhe Ledia Liko.

 

Ceremoninë e përshëndetën Prof. Xheladin Draçini, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. As. Edit Xhajanka, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Prof. As. Iliriana Zekja, Dekane e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

 

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Arben Gjata, në përshëndetjen e tij theksoi faktin që puna në ekip e punonjësve të shëndetësisë është themeli i suksesit për një shërbim efikas ndaj pacientëve. Ai gjithashtu, inkurajoi të sapodiplomuarit që të kontribojnë me pasion dhe profesionalizëm në Shqipëri.

 

Çasti kulmor i ceremonisë ishte hedhja e kapeleve nga studentët e sapodiplomuar, në një atmosferë mjaft festive dhe emocionuese.

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i uron rrugëtim të suksesshëm profesionistëve të rinj të Shëndetësisë!