Çmimi Butterfly i Inovacionit 2023

Çmimi Butterfly i Inovacionit 2023

Raundi i dytë i Çmimit Rajonal Butterfly të Inovacionit

Ftohen të gjitha mendjet krijuese të aplikojnë përpara datës 20 nëntor 2023 dhe të konkurrojnë për një nga 6 çmimet dhe çmimin monetar prej 5 000 EUR.

Çmimi kërkon zgjidhje inovatore, të shkallëzuara dhe të bazuara në treg nga Ballkani  Perëndimor. Ai synon të promovojë kulturën e inovacionit në rajon përmes shfaqjes së arritjeve të suksesshme inovative dhe fuqizimit të grupeve veçanërisht të ndjeshme si të rinjtë dhe gratë.

Fondi i përgjithshëm i Çmimit Butterfly të Inovacionit është vendosur në 30,000 EUR. Zgjidhja më e mirë në secilën nga 6 kategoritë do të marrë çmimin prej 5,000 EUR.

Kategoritë e Çmimit Butterfly të Inovacionit 2023:

  1. Inovacioni i industrisë – përpunimi i metaleve, industritë kreative, agroushqimi, ekonomia e gjelbër & rrethore, turizmi, fintech, edtech, bioteknologjia, teknologjia shëndetësore, etj;
  2. Inovacioni i Gjelbër – veprimi i klimës, energjia e qëndrueshme, lëvizshmëria dhe bujqësia, lufta kundër ndotjes, mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit, etj.;
  3. STEM Inovacioni – shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika;
  4. Inovacioni i të rinjve – njohja e studentëve të universitetit ose të shkollave të mesme;
  5. Inovacioni Universitar – njohja e kulturës sipërmarrëse në universitete;
  6. Inovacioni i grave – njohja e grave inovatore dhe sipërmarrëse.

 

Më shumë informacion rreth çmimit dhe proçesit të aplikimit:

Balkan Innovation | Apply for Butterfly Innovation Award 2023

Për çdo informacion shtesë ose pyetje të mëtejshme, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni ekipin e Çmimit Butterfly të Inovacionit në:

ButterflyInnovationAward@rcc.int