DËRGOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNES ADMINISTRATOR I NJËSISË KRYESORE  NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

DËRGOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNES ADMINISTRATOR I NJËSISË KRYESORE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr. 57, datë 01.09.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të administratorëve të njësive kryesore në Universitetin e  Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në mbështetje të shkresës nr. 1988 prot. dt. 20.08.2021 “Kërkesë për miratimin e kritereve për përzgjedhjen e Administratorëve të Njësive Kryesore”  në Universitetin e  Mjekësisë, Tiranë, si dhe Urdhri nr. 98 datë 07.09.2021, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për vend të lirë pune, si më poshtë:

  • Për 1 (një) vend në pozicionin e punes Administrator i Njësisë Kryesore në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 

Kitere të përgjithshme: që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në pozicionin e punes Administrator i Njësisë Kryesore  në Fakultetin e Mjekësisë, UMT-së  janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptarë;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë aftesitë  e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  4. Të ketë arsim te larte, se paku ne nivelin “Master i Shkencave” , ne fushen e drejtesise ose te ekonomise dhe pervoje pune se paku 5 (pesë)  vjet në keto fusha;
  5. Të mos jetë i denuar me vendim të formes së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kunderavajtje penale;
  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  7. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  8. Të mos gjendet në kushtet e konfliktit të interesit;
  9. Të zotërojë me deshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dosjen përsonale  (të inventarizuar),  me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetë shkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (të dy cikleve përkatëse të studimit, sipas rastit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës  (të gjitha faqet që vëretojnë eksperiencën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  8. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
  9. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  11. Referenca nga punë dhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetë shkrim;

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: ështe  15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes ne Buletinin e APP-së.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në R.SH.”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetornëRepublikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.
  • Njohuri mbi 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, indryshuar.

 

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.