“Doctor Honoris Causa”
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” Prof. Dr. Sergio Caputi, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë në fushën e stomatologjisë në Shqipëri.
Prof. Sergio Caputi ka kontribuar në bashkëpunimin e vazhdueshëm në sferën akademike dhe në kërkimin shkencor, si dhe në hapjen e dy programeve të përbashkëta të studimit “Master Ekzekutiv / Master Ndërkombëtar i Nivelit të dytë në Implanto Protetikë” dhe “Master Profesional / Master Ndërkombëtar i Nivelit të pare në Higjenë Dentare dhe Terapi Parodontale jo Kirurgjikale”
Prof. Dr. Sergio Caputi u diplomua për Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin “Gabriele D’Annunzio”, Chieti, Pescara, në prill të vitit 1982 dhe më 1992 u Specializua në Stomatologji në Universitetin “La Sapienza”, Romë. Për periudhën 2017-2023 ka qënë Rektor I Universitetit “Gabriele D’Annunzio”, Chieti, Pescara.
Përgjatë viteve, aktiviteti i tij shkencor ka qënë i fokusuar në teknikat më moderne, materialet dhe protokollet e Protezave Dentare.
Gjatë ceremonisë, Prof. Edit Xhajanka dhe Prof. Ramazan Isufi referuan në lidhje me gjithë aktivitetin akademik dhe shkencor të Prof. Sergio Caputi.
Në fjalën referuese Prof. Sergio Caputi falenderoi Rektorin e UMT-së, Senatin Akademik për titullin e akorduar si dhe kolegët, miqtë shqiptarë për gjithë bashkëpunimin ndër vite!