“Doctor Honoris Causa”
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” z. Giovanni Migliore, “Për kontributin e çmuar në fushën e inovacionit në Menaxhimin e Praktikës Mjekësore në Shqipëri”.
Kontributi i z. Migliore prek aspekte të rëndësishme të praktikës së shëndetit dhe mjekësisë, të tilla si kontrollet organizative, ligjet e privatësisë së të dhënave, protokollet dhe masat administrative të lidhura me to.
Giovanni Migliore është ai që nisi procesin e binjakëzimit mes QSUT-së dhe Spitalit Publik të Barit dhe ka vlerë të pamohueshme në vijimësinë dhe përmbylljen me efektivitet të këtij procesi.
Z.Giovanni Migliore është mjek i specializuar me rezultate të shkëlqyera në fushën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, si dhe në fushën e Kirurgjisë së Përgjithshme, duke patur në zanafillë një orientim të fortë drejt menaxhimit mjekësor.
Gjatë ceremonisë, Prof. Enver Roshi dhe Prof. Alban Ylli referuan në lidhje me gjithë aktivitetin profesional dhe shkencor të z. Giovanni Migliore.
Në fjalën referuese z. Giovanni Migliore falenderoi Rektorin e UMT-së, Senatin Akademik për titullin e akorduar si dhe kolegët, miqtë shqiptarë për gjithë bashkëpunimin ndër vite!