Fakulteti i Shkencave Mjekesore Teknike
Fakulteti i Shkencave Mjekesore Teknike
Historiku i fakultetit
“Infermieria është një art dhe meqë është art, kërkon një përkushtim të veçantë, një përgatitje të vështirë ashtu si puna e piktorit ose skulptorit. Por, nëse ata kanë të bëjnë me ngjyrën apo mermerin e vdekur, infermierët kanë të bëjnë me trupin e gjallë që është tempull i frymës së Perëndisë. Prandaj infermieria është një nga Artet e Bukura, për më tepër, më i miri nga më të mirat e arteve”. – Florence Nightingale
Infermieria ka ekzistuar në forma të ndryshme në çdo kulturë dhe praktika e saj ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës. Infermieria, në kuptimin që ka sot, zë fill në kohën e luftës së Krimesë, kur Florence Nightingale (1820 – 1910), vuri gurthemelin e infermierisë profesionale.
Në Shqipëri, në vitin 1910, kujdesi infermieror ushtrohej në mënyrë individuale nga gra të arsimuara jashtë vendit. Më 30 Dhjetor 1921 përshkruhen të dhënat e para mbi zhvillimin e infermieristikës si profesion edhe si shërbim, me edukimin, shkollimin dhe formimin përkatës. Ishte Kryqi i Kuq Shqiptar, i cili themeloi në Tiranë Shkollën e Infermierëve…
Lexo me Shumë…