Ftesë për pjesëmarrje në aktivitetin “Mission Cancer – Aksionet e Komisionit Europian për luftën kundër kancerin”

Ftesë për pjesëmarrje në aktivitetin “Mission Cancer – Aksionet e Komisionit Europian për luftën kundër kancerin”

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton të gjithë pedagogët, se më datë 10 Shtator 2020 ora  15:00-17:30, do të mbahet online eventi “Mission Cancer – Aksionet e Komisionit Europian për luftën kundër kancerin”.

Ky aktivitet organizohet nga : Universiteti Katolik Sacro Cuore, Fondacioni Politekinik Universitar Agostino Gemelli IRCCS, Fondacioni IRCCS Instituti Kombëtar i Tumoreve dhe APRE Itali.

Komisioni Europian për vitet 2021-2027, ka planifikuar të finacojë  Horizon Europe, programin më ambicioz në fushën e kërkimit dhe inovacionit, i cili synon zgjerimin e ekselencës Europiane, në fushat shkencore, për të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Horizon Europe ka identifikuar pesë fusha (Misione), mbi të cilat do të përqëndrohet dhe financohet kërkimi dhe inovacioni, në mënyrë që të zbatohen dhe realizohen objektivat për shtatë vitet e ardhshme (2021-2027).

Cdo fushë përmban një (Mission Board), me 15 ekspertë nga kërkimi shkencor, akademia, klinika, industria, inovacioni, agjencitë ndërkombëtare dhe një Asamble Këshilluese e përbërë nga një numër ekspertësh të nivelit të lartë në fushën e ekspertizës.

Fushat e pesë misioneve janë si më poshtë:

  • Adaptation to climate change including societal transformation
  • Cancer
  • Climate-neutral and smart cities
  • Healthy oceans, seas, coastal and inland waters
  • Soil health and food
  • Mission Board for Cancer

Përse kanceri? Sepse vlerësohet që kanceri do të bëhet shkaku kryesor i vdekshmërisë në 2030; numri i rasteve të reja në fakt po rritet, > 20% në Europë në 2035.

Duke bashkuar përpjekjet e të gjitha vendeve europiane, synohet parandalimi: parësor, duke u përpjekur të ndryshohet stili i jetës; sekondar, duke u përpjekur të edukohen qytetarët për ekzaminime; dhe atë fillore, duke u përpjekur të minimizohen faktorët e mundshëm të rrezikut shëndetësor. E gjithë kjo ka si qëllim zvogëlimin e pacientëve me kancer, parandalimi i diagnozës,  përmirësimi i cilësis së jetës për pacientët dhe  mbështetja e tyre  edhe mbas terapive.

Roli i secilit Shtet Anëtar është gjithashtu të organizojë evente kombëtare për të ndarë objektivat e Misioneve me  kërkukesit shkencor dhe qytetarët, duke identifikuar programe kombëtare, veprimtari të cilat do ti bëjn realizimin e këtyre  “objektiva” të mundshme.

Ky event sic u përmënd edhe më lartë organizohet nga APRE në bashkëpunim me Presidentin e Mission Board for Cancer të Komisionit Europian, IRCCS dhe IRCCS.

Qëllimi është që strukturat shkencore dhe të asistencës Italiane të marrin pjesë në program në mënyrë të koordinuar, gjithashtu duhen promovuar me sukses aksionet që do të ndërmerren nga Misioni dhe duhet të ndërgjegjësohen qytetarët  mbi përpjekjet dhe të përfshihen në mënyrë aktive.

Në këtë drejtim Institucionet Italiane po hedhin hapat e para mbi bashkëpunim në Thirrjet e ardhshme që do të shpallen nga Programi Horizon Europe, pjesëmarrja juaj në këto evente do t’ju mundësonte lidhjen e kontakteve dhe përfshirjen në këtë proces.

Pjesëmarrja në event është falas dhe e hapur për të gjithë, për një maksimum 500 persona.

Linku i regjistrimit:

https://www.apre.it/registrazione.aspx?destUrl=/eventi/2020/i-semestre/mission-cancer-i/?time=803&destPos=iscrizione&language=IT

Linku i Draft-Axhendës:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2020/08/agenda_mission_cancer_milano_draft_2.pdf