HAPEN APLIKIMET PËR VULLNETARË NË QENDRA SHËNDETËSORE VERORE

HAPEN APLIKIMET PËR VULLNETARË NË QENDRA SHËNDETËSORE VERORE

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të masave për sezonin turistik, ka hapur Qendra Shëndetësore Verore për t’ju përgjigjur nevojës për kujdes shëndetësor në zonat me frekuentim të lartë turistësh.

Janë të ftuar t’u bashkohen si vullnetarë, ekipeve të profesionistë të shëndetësisë që do të punojnë në këto qendra, studentët e:

  • Fakultetit të Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme që kanë përfunduar vitin e tretë të studimeve
  • Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, dega Infermieri, që kanë përfunduar vitin e dytë të studimeve bachelor ose janë duke kryer studimet master.

Studentët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar në adresën e e-mail info@shendetesia.gov.al listën e notave dhe Qendrën Shëndetësore Verore ku duan të punojnë si vullnetarë.

Qendrat Shëndetësore Verore sipas qarqeve:

 

Durrës Plazhi Currila Q.SH  Nr.1 Durrës
Gjiri Lalëzit Q.SH  Ishëm
Plazhi Durrës Q.SH 6, Durrës
Plazhi Sh.Kavajës Q.SH 6, Durrës
Shkodër Theth Q.SH  Shalë
Plazhi Velipojë Q.SH  Velipojë
Plazhi Rrjollë Q.SH  Velipojë
Lezhë Plazhi Shëngjin Q.SH  Shëngjin
Plazhi Tale Q.SH Shënkoll
Kavajë Plazhi i Golemit Q.SH  Golem
Plazhi M.Robit Q.SH  Golem
Lushnje Plazhi Divjakës Q.SH  Divjakës
Fier Plazhi Darëzez Q.SH Dermenas
     
Vlorë Plazhi Zvërnec Q.SH Nartë
Plazhi Vlorë Q.SH  Nr.3 Vlorë
Plazhi Orikum Q.SH  Orikum
Plazhi Radhimë Q.SH  Orikum
Plazhi Dhërmi Q.SH  Himarë
Plazhi Drimadhas Q.SH  Himarë
Plazhi Himarë Q.SH  Himarë
Plazhi Qeparo Q.SH  Himarë
Sarandë Plazhi Borsh Q.SH  Sarandë
Plazhi Ksamil 1 Q.SH  Ksamil
Plazhi Ksamil 2 Q.SH  Ksamil
Pogradec Plazhi Pogradec Q.SH  Pogradec
Tropojë Valbonë Q.SH  Margegaj
M.Madhe Razëm Q.SH  Shkrel
Tamarë Q.SH  Kelmend