Hapet thirrja për aplikim për bursa për stafin administrativ në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar Kroaci

Hapet thirrja për aplikim për bursa për stafin administrativ në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar Kroaci

Në kuadër të programit  “ Erasmus +” hapet thirrja për aplikim për bursa në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara  “ LAVOSLAV RUZICK’  në Vukovar Kroaci, për periudhën 14 – 18 qeshor 2021.

Lloji i mobilitetit përfshin

Shkëmbin e stafit administrative për trajnim

Kohëzgjatja e trajnimit

5 ditë ( 2 ditë udhëtim)

Bursa përfshin

Kompensimin ditor ( 140 euro në ditë për stafin)

Kostot e udhëtimit ( 275 euro)

Dokumentet që nevojiten

CV në gjuhën angleze

Fotokopje e pasaportës

Letër motivimi në gjuhën Angleze

Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2) e noterizuar

Plani i mobilitetit në gjuhën angleze

Për të shkarkuar formularin e planit të mobilitetit klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Plani-i-Mobilitetit.docx

Afati i aplikimit 22 .04.2021

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet  të dërgohen të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni  i  dorëzuar në zyrën e protokollit,  duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Formulari-i-Aplikimit-per-stafin-administrativ.docx