HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR MOBILITET PËR SPECIALIZANTË NË UNIVERSITETIN MJEKËSOR, GRAZ, AUSTRI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për specializantë për vitin akademik 2024-2025 në Universitetin Mjekësor, Graz, Austri.
Lloji i mobilitetit: traineeship për ciklin e tretë të studimeve (specializantë)
Kuotat: 1 (një)
Dega: Mjekësi Interne
Kohëzgjatja: 2 muaj
Gjuha e huaj: Gjermanisht niveli B2 (e detyrueshme) dhe Anglisht niveli B1
Dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikantët
- CV në gjuhën angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim specializanti i përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze;
- Letër motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikatat e gjuhëve të huaja të noterizuar.
Për t’u njohur më gjerë me këtë universitet klikoni në linqet e mëposhtme:
https://www.medunigraz.at/en/university-departments;
Afati i fundit për aplikim: 20 shtator 2024
Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/08/Formulari-i-aplikimit-1-1.docx
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të kryhet nga Komisioni Erasmus+ i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe do t’i përcillet Universitetit Mjekësor të Graz, Austri.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!