
Hapet thirrja për aplikim për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, për trajnim në Universitetin Cote d’Azur, Nicë, Francë
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikim për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për pjesëmarrje në Javën Digjitale për në Universitetin Cote d’Azur, Nicë, Francë
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5 ditë + 2 ditë udhëtim
Periudha e mobilitetit:
- Mobiliteti do të zhvillohet në periudhën 16-20 Qershor 2025.
Numri i kuotave:
- 2 (dy)
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor: 160 EURO për ditë;
- Kostot e udhëtimit: 275 EURO për udhëtimin.
Për t’u njohur me Universitetin Cote D’Azur Nicë, Francë, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i aplikimit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/02/FORMULAR-APLIKIMI-2-staf-administrativ.docx
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Plani i mobilitetit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/02/Mobility-agreement-for-training-2-1.docx
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Eprori direkt;
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze ose Frënge në nivelin B2 (e njësuar me origjinalin);
- Formulari i deklarimit. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/02/Formular-Deklarimi-2.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 27.02.2025
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!