HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR TRAINEESHIP PËR NË UNIVERSITETIN MJEKËSOR TË GRAZ, AUSTRI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për traineeship për vitin 2024 për në Universitetin Mjekësor të Graz, Austri.
Lloji i mobilitetit: traineeship për ciklin e tretë të studimeve (specializantë)
Kuotat: 2 (dy)
Kohëzgjatja: 2 muaj
Gjuha e huaj: Anglisht dhe Gjermanisht (kjo e fundit e detyrueshme)
Dokumentetqë duhet të dorëzohen:
- CV në gjuhën angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim specializanti i përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze;
- Letër motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikatë e gjuhës së huaj: Anglisht (B1) dhe Gjermanisht (B2) të noterizuar.
Për t’u patur në vëmendje: Traineeship duhet të realizohet brenda periudhës së specializimit.
Deadline për dorëzimin e dokumentacionit: 22 Nëntor 2023
Për t’u njohur më gjerë me këtë universitet klikoni në linqet e mëposhtme:
https://www.medunigraz.at/en/university-departments;
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet të dërgohen të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STUDENT-1.docx
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!