Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Atikës Perëndimore, Greqi në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023
Në kuadër të programit Erasmus + hapet thirrja për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Atikës Perëndimore, Greqi në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 5 ditë ( 2 ditë udhëtimi)
Fusha e mësimdhënies
- Shëndet Publik
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Atikës Perëndimore , klikoni në linqet e mëposhtme:
https://www.uniwa.gr/en/studies/schools-and-departments/
Për t’u njohur me datat në të cilat mund të kryeni mobilitetin tuaj,klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/01/Datat-e-mobilitetit-LInk.docx
Bursa përfshin:
- Kompesimin ditor (160 euro për stafin akademik)
- Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës
Për të përcaktuar distancën , klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Lista e publikimeve në gjuhën angleze
- Letër motivimi në gjuhën angleze
- Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze)
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
- Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin
- Plani i mobilitetit
Për të shkarkuar formatin e marrëveshjes së mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/01/Marreveshja-e-mobilitetit.docx
Afati për aplikim: 6.02.2023
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi,në zyrën e protokollit,në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet të dërgohen të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!