HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E AKUILËS, ITALI

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E AKUILËS, ITALI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Akuilës, për semestrin e parë të vitit akademik 2021/2022.

Mobiliteti përfshin:

Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

5 ditë + 2 ditë udhëtim

Bursa përfshin:

Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)

Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Numri i bursave

Një (1)

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën italiane, që ofron Universiteti i Akuilës, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;

http://www.univaq.it/section.php?id=1442#dipartimento_4

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

Curriculum Vitae në gjuhën Angleze

Fotokopje e pasaportës

Lista e publikimeve në gjuhën Angleze

Letër motivimi në gjuhën Angleze

Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën Angleze)

Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze

Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin

Plani i mobilitetit

Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/05/Plani-i-mobilitetit.docx

Afati për aplikim: 12.05.2021

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/05/Formular-i-aplikimit-per-stafin-akademik.docx