Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022 në Universitetin e Granadës, Spanjë Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Granadës, Spanjë për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Granadës, Spanjë për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022
Mobiliteti përfshin:
Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Kohëzgjatja e mobilitetit
5 ditë + 2 ditë udhëtim
Numri i kuotave për bursa
1 (një)
Bursa përfshin:
Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)
Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Granadës, Spanjë, klikoni në linqet e mëposhtme:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
Curriculum Vitae në gjuhën angleze/spanjolle
Fotokopje e pasaportës
Lista e publikimeve në gjuhën angleze/spanjolle
Letër motivimi në gjuhën angleze/spanjolle
Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze/spanjolle)
Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës angleze /spanjolle në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin
Plani i mobilitetit në gjuhën angleze.
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në adresën:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Plani-i-mobilitetit-stafi-akademik1.docx
Afati për aplikim: 22.04.2021
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, I cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Formular-i-aplikimit-per-stafin-akademik-1.docx