HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E AKUILËS, ITALI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët në Universitetin e Mjekësisë për semestrin e parë të vitit akademik 2022/2023
Llojet e mobilitetit përfshijnë
Shkëmbimin e studentëve
Nivelet e mobilitetit për studentët
Program studimi i ciklit të dytë
Kohëzgjatja e mobilitetit
6 muaj
Fusha e studimit
Mjekësi e Përgjithme
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën italiane, që ofron Universiteti i Akuilës, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;
http://www.univaq.it/section.php?id=1442#dipartimento_4
Bursat përfshijnë
Kompesimin mujor (850 euro për studentët)
Për të përcaktuar distancën , klikoni në link-un e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:
- CV në gjuhën angleze
- Kopje e pasaportës
- Vërtetim studenti
- Letër motivimi në gjuhën angleze
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1 dhe Italisht B1) e noterizuar
- Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement)
- Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze.
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës.
Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.
Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.
Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof.Dr.Alma Idrizi
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/Marreveshja-e-studimit-2.docx
Afati për aplikim: 15.03.2022
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet të dërgohen të skanuara në adresën. projects.office@umed.edu.al.
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/Formulari-i-aplikimit-per-studentet-1.docx
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!