HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E E ARISTOTELIT NË SELANIK, GREQI

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E E ARISTOTELIT NË SELANIK, GREQI

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Program studimi i ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit:

5 muaj

Fushat e studimit:

Mjekësi e Përgjithshme

Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron ky universitet  klikoni në linqet e mëposhtme:

https://eurep.auth.gr/

https://qa.auth.gr/saml_login

Bursa përfshin:

  • Kompesimin mujor (850 euro për studentët)
  •  Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës

Për të përcaktuar distancën , klikoni në  link-un e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet që duhet të dorëzohen: 

  1. CV në gjuhën Angleze
  2. Fotokopje e pasaportës
  3. Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
  4. Letër motivimi në gjuhën Angleze
  5. Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2) e noterizuar
  6. Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  7. Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement) *

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët  që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +,  Prof.Dr.Alma Idrizi.

Formatin e Marrëveshjeve të  Studimit e shkarkoni nga linqet mëposhtme:

Marrëveshja e studimit  për Mjekësinë e Përgjithshme : http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2020/10/Marreveshja-e-studimit-2.pdf

Afati për aplikim: 10.11.2020
Dokumentet duhen  të dërgohen të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al.
Universiteti I Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në  aplikimin tuaj!