HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E KAMERINOS, ITALI

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E KAMERINOS, ITALI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Kamerinos, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2018/2019

Llojet e mobilitetit përfshijnë

Shkëmbimin e studentëve

Nivelet e mobilitetit për studentët

Program studimi i ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit

6 muaj

Fusha e studimit

Farmaci

Bursat përfshijnë

Kompesimin mujor (850 euro për studentët)

Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinë

Për të përcaktuar distancën , klikoni në link-un e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me programet e studimit në gjuhën angleze dhe në gjuhën italiane  në këtë Universitet dhe me kalendarin akademik të këtij të fundit klinkoni në linqet e mëposhtëm:

http://www.unicam.it/offertaformativa

https://didattica.unicam.it/Guide/PaginaCorso.do?corso_id=10040

Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:

  1. CV në gjuhën angleze
  2. Kopje e pasaportës
  3. Vërtetim studenti (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze)
  4. Letër motivimi në gjuhën angleze
  5. Certifikatë e gjuhës së huaj – { B1 për gjuhën italiane; CELI, CILS, PLIDA} { B2 për gjuhën angleze- TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC,GESE,APTIS} e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  6. Marrëveshja e Studimit {Learning Agreement}
  7. Listë notash {e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze}
  8. Lista e notave duhet të përmbajë edhe mesataren e përllogaritur për çdo student. Mesatarja do të përllogaritet nga Sekretaria përkatëse e Fakultetit.
  9. Për të shkarkuar formatin e Marrëveshjes së Studimit, klikoni në linkun: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2018/12/Learning-Agreement.docx

Për të plotësuar si duhet Marrëveshjen e Studimit, lexoni udhëzimin mbi plotësimin e Marrëveshjes së Studimit, i cili analizon çdo pjesë përbërëse të kësaj Marrëveshjeje. Për të shkakuar këtë udhëzim klikoni në linkun e mëposhtëm: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2018/12/Udhezues-per-Marreveshjen-e-Studimit-Link.docx

Afati për aplikim: 7.01.2019

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Sektorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al .

Shënim 1 – Skanimi dokumenteve duhet të kryhet sipas renditjes së mëposhtme:

Curriculum Vitae

Kopje e pasaportës

Vërtetimi i studentit i përkthyer në gjuhën angleze dhe e noterizuar; Vërtetim i studentit në gjuhën shqipe {të skanuar në një dokument të vetëm}

Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze; Listë notash në gjuhën shqipe {të skanuar në një dokument të vetëm}

Letër motivimi në gjuhën angleze

Certifikatë e gjuhës së huaj  e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze, {të skanuar në një dokument të vetëm}

Marrëveshja e studimit

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Ju uron suksese në aplikimin tuaj!