HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Saarlandit, Gjermani për semestrin e dytë të vitit akademik 2019/2020

Llojet e mobilitetit përfshijnë

  • Shkëmbimin e studentëve të vitit të fundit (4 kuota)
  • Shkëmbimin e Stafit Akademik (2 kuota)

Nivelet e mobilitetit për studentët

  • Program i integruar studimi i ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 3 muaj
  • 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit (për stafin akademik)

Fusha e studimit

  • Farmaci

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën gjermane, që ofron Universiteti i Saarlandit, në Gjermani klikoni në linkun e mëposhtëm;

http://www.pharma.uni-saarland.de/Stundenplan.pdf

Afati i aplikimit

03.05.2019

Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:

  • Kërkesë me shkrim
  • CV në gjuhën angleze
  • Kopje e pasaportës
  • Vërtetim student
  • Listë e notave (Në shqip dhe anglisht)
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj Gjermanisht (minimumi B1) / Anglisht (minimumi B2)
  • Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement)

 

 * Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti Prof. Dr. Vilma Papajani dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof.Dr.Suela Këlliçi.

Për të shkarkuar formatin e Learning  Agreement klikoni në adresën:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/04/Learning_Agreement_2019-20.docx

Dokumentet që nevojiten për aplikim për stafin akademik

  • CV + Listën e Publikimeve në gjuhën angleze
  • Kopje e Pasaportës
  • Letër Motivimi në gjuhën angleze
  • Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe)
  • Certifikata e gjuhës që vërteton njohuritë e gjuhës angleze dhe/ose gjermane (minimumi B2).
  • Plani i Mobilitetit
  • Vërtetim nga Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin

Për të shkarkuar formatin e planit të Mobilitetit klikoni në adresën:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/sites/erasmusplus/files/files/resources/mobility-agreement-teaching_en.pdf

 

KUJDES! Kur të dorëzoni në Rektorat planin e Mobilitetit për t’u firmosur nga Koordinatori Institucional i Erasmus + për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë Prof.Dr. Suela Këlliçi  duhet të bashkëngjisni edhe dokumentin e vërtetimit nga Dekani juaj që ju lejon të shkëputeni gjatë kohës së mobilitetit.

Afati për aplikim: 03.05.2019

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi,në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në zyrën e protokollit si edhe të skanuara në adresën international.office@umed.edu.al .

Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga një Komision me anëtarë të stafit akademik në Universitetin e Mjekësisë. Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Saarlandit. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e projektit të shkëmbimit.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!