HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Saarlandit, Gjermani për semestrin e dytë të vitit akademik 2022/2023
Llojet e mobilitetit përfshijnë
- Shkëmbimin e studentëve të vitit të fundit (3 kuota)
Nivelet e mobilitetit për studentët
- Program i integruar studimi i ciklit të dytë
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 4-5 muaj
Fusha e studimit
- Farmaci
Afati i aplikimit
- 07.10.2022
Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:
- Kërkesë me shkrim;
- CV në gjuhën angleze;
- Kopje e pasaportës;
- Vërtetim student;
- Listë e notave (Në shqip dhe anglisht);
- Letër motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikatë e gjuhës së huaj Gjermanisht (minimumi B1) / Anglisht (minimumi B2).
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në zyrën e protokollit si edhe të skanuara në adresën projects.office@umed.edu.al
Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga një Komision me anëtarë të stafit akademik në Universitetin e Mjekësisë. Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Saarlandit. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e projektit të shkëmbimit.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!