HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Saarlandit, Gjermani për semestrin e dytë të vitit akademik 2023/2024

Llojet e mobilitetit përfshijnë

  • Shkëmbimin e studentëve të vitit të fundit (4 kuota)

Nivelet e mobilitetit për studentët

  • Program i integruar studimi i ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 3-6 muaj

Fusha e studimit

  • Farmaci

Afati i aplikimit

  • 17.04.2022

Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:

  • Kërkesë me shkrim;
  • CV në gjuhën angleze;
  • Kopje e pasaportës;
  • Vërtetim student;
  • Listë e notave (Në shqip dhe anglisht);
  • Letër motivimi në gjuhën angleze;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj Gjermanisht (minimumi B1) / Anglisht (minimumi B2).

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në zyrën e protokollit si edhe të skanuara në adresën projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/04/Formulari-i-aplikimit-për-studentë.docx

Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga Komisioni Erasmus+ i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Saarlandit. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e projektit të shkëmbimit.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!