HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+
Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Saarlandit, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024/2025
https://www.uni-saarland.de/en/home.html
Llojet e mobilitetit përfshijnë
- Shkëmbimin e studentëve të vitit të fundit
Nivelet e mobilitetit për studentët
- Program i integruar studimi i ciklit të dytë
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 3-6 muaj
Fusha e studimit
- Farmaci
Afati për aplikim
- 25.11.2024
Bursa përfshin:
- Kompesimin mujor sipas Erasmus+ (Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e rregjistrimit në universitetin e origjinës);
- Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës.
Për të përcaktuar distancën, klikoni në link-un e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:
- Kërkesë me shkrim;
- CV në gjuhën angleze;
- Kopje e pasaportës;
- Vërtetim studenti;
- Listë e notave (e përkthyer në gjuhën angleze dhe e noterizuar);
- Letër motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikatë e gjuhës së huaj Gjermanisht (minimumi niveli B1) ose Anglisht (minimumi niveli B2);
- Learning Agreement.
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Learning_agreement_for_studies-1.docx
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në zyrën e protokollit si edhe të skanuara në adresën projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Formulari-i-aplikimit-për-studentë-Nentor.docx
Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga Komisioni Erasmus+ i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Saarlandit. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e këtij shkëmbimi.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, ju uron suksese në aplikimin tuaj!