Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit tëMjekësisë, Tiranë në Universitetin e Romës “Tor Vergata”, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin e pare të vitit akademik  2021-2022

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit tëMjekësisë, Tiranë në Universitetin e Romës “Tor Vergata”, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin e pare të vitit akademik 2021-2022

Në kuadër të programit  Erasmus + hapet thirrja për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Romës “Tor Vergata”, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin e pare të vitit akademik  2021-2022

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve

Nivelet e mobilitetitpërstudentët:

  • Program studimi i ciklit të dytë
  • Program studimi i ciklit të dytë, viti V degaFarmaci (praktikë profesionale për studentët e vitit të pestë në degën e Farmacisë)

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 4 muaj

Fushat e studimit:

  • Mjekësi e Përgjithshme ( 3 bursa)
  • Mjekësi Dentare ( 1 bursë)
  • Farmaci (1 bursë)

 

Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Romës “  Tor Vergata”,  Itali,  klikoni në linqet  e mëposhtme:

https://en.uniroma2.it

www.uniroma2.it

http://medschool.uniroma2.it/fine-course-structure-year-1-6/

http://farmacia.uniroma2.it/course-information/course-structure/

Bursa përfshin:

  • Kompesimin mujor (850 euro për studentët)
  • Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës

Për të përcaktuar distancën , klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentetqë duhet të dorëzohen:

  • CV në gjuhën angleze
  • Fotokopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (anglisht B1) e noterizuar (aplikanti mund të paraqesë edhe certifikatë të gjuhës Italia nëse e zotëron)
  • Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement) *

 

* Learning Agreement ështënjëkontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët  që do të zhvilloni në universitetinpritës. Ju duhet tëplotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do tënjihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +,  Prof.Dr.Alma Idrizi.

Formatin e Marrëveshjeve të  Studimit e shkarkoni nga linqet mëposhtme:

Marrëveshja e studimit  për Mjekësinë e Përgjithshme:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Marreveshja-e-studimit-per-studentet-e-Mjekesise-Copy-1.docx

Marrëveshja e studimit  për Farmacinë:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Marreveshja-e-studimit-per-studentet-e-Farmacise.docx

Marrëveshja e studimit për Mjekësinë Dentare

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Marreveshja-e-studimit-per-studentet-e-Mjekesise-Dentare.docx

Për t’u informuar gjerësisht mbi Universitetin e Romës “ Tor Vergata” Itali, mund të  klikoni në linqet linqet e mëposhtëm.

-Tor Vegata Guide:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Tor-Vergata-Guide.pdf

-Booklet Incoming Student:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Booklet-Incoming-Students.pdf

Afati për aplikim: 22.04.2021

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi,nëzyrën e protokollit, nër ektoratin e UniversitetittëMjekësisë,Tiranëdhe duhet  të dërgohen të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni  i  dorëzuar në zyrën e protokollit,  duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Formulari-i-Aplikimit-per-studentet.docx

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në  aplikimin tuaj!