![HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E SEVILJES, SPANJË HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E SEVILJES, SPANJË](http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/05/seville.jpg)
HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E SEVILJES, SPANJË
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikim për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për pjesëmarrje në Javën e stafit që do të zhvillohet në periudhën 19-23 Maj 2025 në Universitetin e Seviljes, Spanjë
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5 ditë + 2 ditë udhëtim
Periudha e mobilitetit:
- Mobiliteti do të zhvillohet në periudhën 19-23 Maj 2025.
- Për informacion më të detajuar mbi programin dhe aktivitetet gjatë këtyre ditëve, mund të vizitoni Link-un: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/02/Programi-Java-e-stafit.docx
Numri i kuotave:
- 2 (dy)
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor: 160 EURO për ditë;
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun: https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
Për t’u njohur me Universitetin e Seviljes, Spanjë klikoni në linkun e mëposhtëm:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formular aplikimi; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/02/Formular-aplikimi-staf-administrativ.docx
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass;
- Fotokopje e pasaportës;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Eprori direkt;
- Certifikatë që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
- Plani i mobilitetit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/02/Mobility-agreement-for-training.docx
- Formulari i deklarimit. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/02/Formular-Deklarimi-1.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra.
Dërgimi i dokumentacionit:
Me email: erasmus@umed.edu.al
Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Afati i fundit për aplikim: 24.02.2025
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!