HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, WROCLAW, POLONI PËR SEMESTRIN E DYTË TË VITIT AKADEMIK 2023/2024
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Mjekësisë, Wroclaw, Poloni për semestrin e dytë të vitit akademik 2023/2024
Mobiliteti përfshin:
Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Kohëzgjatja e mobilitetit:
5 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Numri i kuotaveve: dy (2)
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Mjekësisë, Wroclaw klikoni në linkun e mëposhtëm;
http://www.umed.wroc.pl/erasmus
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
- Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin;
- Plani i Mobilitetit.
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/11/Wroclaw_Plani-i-mobilitetit.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alma Idrizi.
Afati i fundit për aplikim: 21.11.2023
Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në Zyrën e Protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm: