Hapet thirrja për mobilitet për studentë në degën e Mamisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025 në Universitetin e Mjekësisë Sofje, Bullgari
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për mobilitet për studentë në degën e Mamisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025 në Universitetin e Mjekësisë Sofje, Bullgari
Lloji i mobilitetit:
Praktikë mësimore
Niveli i mobilitetit
Bachelor
Kohëzgjatja e mobilitetit:
Dy muaj
Fusha e studimit:
Mami
Kuota
3
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor (850 Euro në muaj për studentët)
- Kostot e udhëtimit (275 Euro)
Dokumentet që nevojiten:
- CV në gjuhën angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
- Letër motivimi në gjuhën angleze
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2)
- Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
- Formulari i plotësuar në gjuhën angleze për Traineeship
- Formulari i aplikimit
- Formulari i deklarimit
Për të shkarkuar formularin për Traineeship, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Traineeship-form-Midwifery.docx
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al.
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimi dhe të deklarimit. Formulari i aplikimit i përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin e aplikimit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Formulari-i-aplikimit-per-studentet-2-1.docx
Formulari i deklarimit tregon nëse studenti ka kryer ose jo mobilitete të mëparshme me programin Erasmus+.
Për të shkarkuar formularin e deklarimit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Formular-Deklarimi-2.docx
Afati për aplikim: 22.11.2024