HAPET THIRRJE PËR APLIKIM NË SUMMER SCHOOL: HIV/AIDS-PREVENTION TREATMENT AND CARE FOR THE KEY POPULATION OF PEOPLE WHO INJECT DRUGS (PWID)
Fakulteti i Mjekësisë, UMT, Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të aktiviteteve të projektit “Rritja e Kapaciteteve dhe e Ndërgjegjësimit për Përmirësimin e Shërbimeve për Personat që Jetojnë me HIV-TB” të financuar nga Global Fund në mbështetje të studentëve të UMT, njoftojnë hapjen e aplikimeve për trajnimin 7-ditor që do të zhvillohet në Frankfurt University of Applied Sciences (Gjermani) nën organizimin e Institute for Addiction Research në datat 6-13 Tetor 2019. Gjuha zyrtare e trajnimit është gjuha angleze.
MUND TË APLIKOJNË:
- Studentë të Fakultetit të Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme që kanë përfunduar së paku vitin e 3-të të studimeve si dhe studentë të sapodiplomuar të këtij fakulteti që janë duke kryer praktikën profesionale në Shqipëri.
- Studentë të Fakultetit të Mjekësisë, Dega Farmaci, që kanë përfunduar së paku vitin e 3-të të studimeve.
- Studentë të Fakultetit të Mjekësisë, Dega Shëndet Publik, që kanë përfunduar vitin e 3-të të studimeve bachelor dhe janë të regjistruar në një program master pranë këtij fakult
- Mjekë specializantë pranë Fakultetit të Mjekësisë në shkollat e mëposhtme të specializimit:
- Sëmundje Infektive,
- Shëndet Publik,
- Toksikologji Klinike.
APLIKIMI:
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë në adresën infofm@fakultetimjekesise.edu.al dokumentat e mëposhtme:
- Formulari i aplikimit që duhet të përmbajë edhe informacionet e kontaktit të studentit (numër telefoni dhe email), në format PDF ose Word.
- Një biografi të shkurtër (CV) në gjuhën angleze, jo më shumë se 200 fjalë, në format PDF ose Word.
- Një letër motivimi në gjuhën shqipe ku të përshkruhet se si ky trajnim do t’i shërbejë arritjeve akademike të studentit dhe si do të kontribuojë trajnimi në planet e ardhshme të karrierës akademike apo profesionale të studentit. Letra duhet të jetë e gjatë jo më shumë se 500 fjalë dhe në format PDF ose Word.
AFATI I APLIKIMEVE:
Aplikimet mbyllen më 8 Shtator 2019 në mesnatë. Çdo aplikim i nisur në adresën e mësipërme pas kësaj date nuk do të merret në konsideratë.
Kanditatët e suksesshëm do të njoftohen për përzgjedhjen brenda datës 13 Shtator 2019 në kontaktet e deklaruara në formularin e aplikimit.
SHPENZIMET
Të gjitha shpenzimet (tarifën e trajnimit, udhëtimi, akomodimi dhe ushqimi) janë të mbuluara nga projekti i “Rritja e Kapaciteteve dhe e Ndërgjegjësimit për Përmirësimin e Shërbimeve për Personat që Jetojnë me HIV-TB” i financuar nga Global Fund.
Programin e plotë dhe formularin e aplikimit i gjeni në link-et e mëposhtëm: