HOMAZH PËR DR. TIKA THEODHOSI

HOMAZH PËR DR. TIKA THEODHOSI

Shuhet nga jeta një personalitet i Mjekësisë Shqiptare,  Tika Theodhosi.

I shquar për saktësinë e tij absolute në përcaktimin e saktë të diagnozës, Tika Theodhosi mbetet një simbol i Kirurgjisë Shqiptare.

Lindur në Korçë në vitin 1922 dhe diplomuar në liceun e Korçës do të fillonte studimet e tij në Mjekësi në Zagreb për t’i përmbyllur ato në Moskë.

Mbi filozofinë e tij e cila diktonte faktin që – Mjekësia mësohet tek shtrati i të sëmurit, duke  i qëndruar pranë dhe duke e vëzhguar dhe duke pritur çastin e duhur për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale do të ndërtonte të gjithë karrierën e 40- vjeçare profesionale.

Pjesëmarrja  në shumë Konferenca Ndërkombëtare dhe specializimet e ndryshme jashtë vendit  bënë që Prof. Thika Theodhosi të ngrinte  Statistikën Onkologjike në Shqipëri. Me shumë kompetencë ai organizoi simpoziume për kancerin e gjirit dhe me shumë këmbëngulje bashkë me kolegët e tjerë ngritën Kabinetin e Kyriterapisë i cili vazhdon edhe sot. Mund të thuhet me të drejtë dhe pa më të voglin dyshim se ai është themeluesi i Onkologjisë Moderne Shqiptare.

 

Rektorati i Universitetit Mjekësisë, Tiranë u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve.

.