HOMAZHE PËR DOCENT ASIM YLLI
Shuhet nga jeta Docent Asim Ylli, një personalitet i botës akademike shkencore të mjekësise shqiptare.
Docent Asim Ylli, ka lindur në Korçë në 09.06.1931. Filloi studimet universitare në degën e Mjekësisë në Gjermani dhe i ka përmbyllur ato në vitin 1961 pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.
Menjëherë pas diplomimit u emërua pedagog i brendshëm në lëndën e Anatomisë Normale në të cilën zhvilloi të gjithë aktivitetin e tij akademik dhe shkencor deri në daljen në pension në vitin 1990.
Gjatë aktivitetit të tij të gjatë akademik ai njihet për kontributin e tij të çmuar në hartimin e teksteve të ndryshme pedagogjike si dhe botimeve shkencore në fushën e antropologjisë.
Docent Asim Ylli gjate gjithe karrietes te tij akademike ka qene nje pedagog i talentuar qe trasmetonte dije tek studentet permes pasionit , seriozitetit dhe kompetences profesionale.
Njëkohësisht ai ka qene një specialist i njohur në fushën otorinolaringologjisë, profesion që e ka ushtruar paralelisht me aktivitetin akademik. Ka kryer disa specializime jashtë vendit në fushat përkatëse.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh ngushëllimet për familjen, të afërmit dhe kolegët.
Homazhet kryhen pranë Hotel Internacional, Rruga e Kavajës.
Përcjellja për në banesën e fundit do jetë sot, datë 25.10.2017 në orën 13:00 duke u nisur nga Hotel Internacional.